Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja gjermane i bashkohet protestës kundër Ramës: Paraja dhe pushteti nuk blejnë çdo bregdet

Eurodeputetja gjermane i bashkohet protestës kundër Ramës: Paraja

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka shprehur mbështetje dhe solidaritet me qytetarët të cilët po protestojnë prej 25 ditësh, para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Paulus ka shpërndarë në profilin e sj zyrtar në Instagram një mesazh mbështetës për qytetarët shqiptarë. Eurodepuetja i ka dërguar një sinjal të qartë qeverisë kur shkruan se: “Kush beson se paraja dhe pushteti mund të blejnë çdo bregdet, nuk e ka kuptuar çfarë do të thotë liria.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jutta Paulus (@jutta.paulus)

Në përgjigje të një komentueseje e cila shprehet se qytetarët “po protestojmë kundër ligjeve që nuk e mbrojnë natyrën tonë dhe kundër korrupsionit... nuk duam të jetojmë në një autokraci, demokracia është ajo që na përfaqëson!”, Paulus është shprehur se do t’i bashkohet protestës.

“Do të bashkohem me protestat të hënën e ardhshme!”, shkruan eurodeputetja gjermane.

Eurodeputetja gjermane i bashkohet protestës kundër Ramës: Paraja

Të fundit