Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Sheshi flet prej 25 ditësh, mazhoranca bën sikur nuk dëgjon

Tabaku: Sheshi flet prej 25 ditësh, mazhoranca bën sikur nuk

Deputetja demokrate  Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se Parlamenti është jashtë realitetit.

Sipas saj, kërkesat e protestuesve janë shqetësimet të cilat sipas saj paraqiten edhe në raporton e Parlamemtit Europian.

Teksa listoi disa pika që qytetarët por edhe raporti i PE trajton, Tabaku bëri thirrje që të dëgjohet zëri i tyre dhe të mos i sulmojnë protestuesit.

“Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete.

Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin.

Protestuesit flasin për gjendjen e vështirë ekonomike, një shqetësim që është ngritur edhe nga partnerët tanë europianë. Ata kanë folur edhe për ligje që e trajtojnë pronën publike si plaçkë korrupsioni.

Keni ligjin për investimet strategjike, të cilin prej 10 vitesh vazhdoni ta shtyni. Ndërkohë, nuk keni asnjë investim strategjik të mirëfilltë, por vetëm të ashtuquajtur investitorë që janë klientët tuaj. Prandaj, dëgjoni zërin e protestuesve dhe hiqni dorë nga sulmet ndaj tyre”, tha ajo ndër të tjera.

Të fundit