Flash News

E-TJERA

Ish-zv-ministrja e PS ngre alarmin: Shqiptarët jetojnë në zgrip, pse heshtin socialistët?

Ish-zv-ministrja e PS ngre alarmin: Shqiptarët jetojnë në zgrip,

Ish-zëvendësministrja socialiste Irena Beqiraj ka reaguar me tone kritike ndaj situatës ekonomike në vend, duke vënë në dukje hendekun e madh mes pagave dhe kostos së jetesës në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thekson se paga mesatare bruto e shqiptarëve përfaqëson vetëm 24.5% të mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa çmimet në vend kanë arritur në 103.8% të mesatares europiane.

Beqiraj i bën thirrje socialistëve të flasin për këtë realitet, duke argumentuar se qytetarët po përballen me një barrë të rëndë ekonomike dhe se protestat e fundit lidhen pikërisht me kërkesën për një model ekonomik më të drejtë dhe më të balancuar.

Postimi: 

Shqiptarët në zgrip ! A do të flas ndonjë socialist për këtë ?!
Paga mesatare bruto në Shqipëri është sa 24.5% të mesatares së Bashkimit Europian, çka do të thotë se një punonjës shqiptar fiton mesatarisht sa një e katërta e një europiani.
Ndërsa sipas EUROSTAT çmimet mesatare në Shqipëri janë sa 103.8% e mesatares europiane. Pra një shqiptar që e ka rrogën mesatare sa një e katërta e një europiani paguan çmimet më të larta se në Gjermani , Itali , Holandë , Serbi, Spanjë !
Shkurt shqiptarët jetojnë në zgrip !Nuk ka "Strateg Algoritmi" që e zhbën këtë!
Ndaj shqiptarët në shesh kërkojnë një qeveri që nuk merret me menaxhimin e algoritmit por krijon një ekonomi të balancuar .
A ka ndonjë socialist a socialiste që të na flas për këtë ?!
I lini argoritmet , leksionet e edukatës qytetare , apo hipokrizinë e prishjes së imazhit të Shqipërisë në botë , por dilni e u tregoni shqiptarëve sesi të përballojnë çmimet më të larta se mesatarja e Europës ndërkohë që paguhen sa një e katërta e pagës mesatare europiane !

 

Të fundit