Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kundërshtoi projektligjin për tokat bujqësore, Rama sulmon një tjetër protestues: Ja kush do ju shpëtojë nga unë

Kundërshtoi projektligjin për tokat bujqësore, Rama sulmon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale ndaj kritikëve të projektligjit për shitjen e tokave bujqësore te shtetasit e huaj, duke vënë në shënjestër një prej aktivistëve të protestës qytetare që po zhvillohet prej javësh në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Rama iu përgjigj deklaratave të aktivistit Klajdi Bello, i cili ka kundërshtuar publikisht nismën, duke argumentuar se ajo rrezikon sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit.

Duke cituar një pjesë të reagimit të Bellos, kryeministri tha se kritikat bazohen në keqinterpretim të përmbajtjes së ligjit. Ai theksoi se dispozitat e projektligjit do të hyjnë në fuqi vetëm shtatë vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të fundit