Flash News

Ditari i Opozitës

Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha

Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentin e përshtatshëm.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, në përgjigje të një pyetjeje mbi vizitën e tij në SHBA, Berisha tha se nuk do të presë domosdoshmërisht të rikthehet në pushtet si kryeministër, por se mund të marrë pjesë edhe më herët në konferenca apo aktivitete të ndryshme.

Sali Berisha: Tani. Faleminderit Fatmir.
Nuk them se do shkoj vetëm kur të fitojmë zgjedhjet si kryeministër, por do shkoj dhe më parë. Natyrisht, në momentin e përshtatshëm.
Unë jam në opozitë, mund të shkoj në ndonjë konferencë, në ndonjë aktivitet. Ky është dhe mendimi im.

Të fundit