Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protestat e kanë damkosur Ramën, e kanë kthyer në kufomë politike të urryer në Evropë dhe më gjerë

Berisha: Protestat e kanë damkosur Ramën, e kanë kthyer në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke deklaruar se ato e kanë shndërruar kryeministrin Edi Rama, sipas tij, në një figurë politike të urryer në Europë dhe më gjerë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha iu përgjigj një komenti kritik për protestat, duke pranuar se në çdo lëvizje publike mund të ketë përpjekje për ndërhyrje, por duke këmbëngulur se thelbi i tyre mbetet, sipas tij, një lëvizje madhështore rinore dhe qytetare.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i mbështesin protestat, duke i cilësuar si reagim ndaj mungesës së transparencës dhe mënyrës së qeverisjes, ndërsa përsëriti qëndrimin se Edi Rama duhet të largohet nga detyra sa më parë.

Berisha: Të falënderoj për pyetjen dhe komentin.
Tani, çfarë mund t’u them unë ju për komentin tuaj. Nuk ka dyshim se në çdo lëvizje të hapur, pa përjashtim, përpiqen të ndërhyjnë dhe ndërhyjnë shumë duar.
Por të garantoj që pavarësisht nga këto përpjekje, pavarësisht nga përpjekjet e opozitës së opozitës për ta shfrytëzuar atë kundër opozitës së vërtetë.
Pavarësisht nga patronazhistët, për ta njollosur atë si gjoja një lëvizje të udhëhequr ndaj tyre.
Pavarësisht nga ndonjë ekstremist që hedh parulla të papranueshme, ajo lëvizje, u garantoj, është një lëvizje e mrekullueshme, madhështore rinore dhe qytetare.
Ndaj dhe edhe ju u ftoj të mos na pengojnë gjethet dhe degëzat për të parë trungun madhështor të asaj lëvizje.
Dhe çdo njeri i ndershëm, që beson se Edi Rama është një armik i egër i qenies shqiptare, i mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, i identitetit të shqiptarëve, duhet ta mbështesë atë lëvizje pa asnjë rezerve.
Ajo është lëvizje e idealeve rinore.
Pse filloi?
Ajo filloi si reagim ndaj një brutaliteti shtazor që u tregua ndaj një protestuesi paqësor dhe kërcënimit që u bëhej me projektin kolonisë së flamengove.
Por ajo nxori në pah mungesën e plotë, totale të transparencës në çdo gjë nga ana e Edi Ramës.
Dhe ajo me shpejtësi të rrufeshme u tha shqiptarëve se Edi Rama duhet të largohet menjëherë dhe sa më parë dhe se nuk negociojmë dorëheqjen e tij.
Pra, duhet t’i marrim këto për bazë.
Ju mund të më thoni se Edi Rama nuk po pyet, dakord ai vazhdon punën.
Por ua them unë ju i dashur mik, një damkosje të tillë që i kanë bërë ata djem dhe vajza, ata qytetare dhe qytetarë në ato protesta madhështore, e kanë shndërruar Edi Ramën në kufomë politike, një njeri të urryer në mbarë Evropën dhe më gjerë.
Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur ato protesta.

Të fundit