Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, zbardhen pikat e rendit të ditës

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, zbardhen pikat e rendit

Partia Demokratike ka thirrur të mërkurën, më 1 korrik, mbledhjen konstituive të Këshillit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të forcës më të madhe opozitare.

Në fokus të mbledhjes do të jenë zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe e Kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa në rend dite janë parashikuar edhe diskutime për çështje të tjera organizative dhe politike.

Njoftimi:

Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite

1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar

2-Zgjedhja e Kryesisë së PD

3-Të tjera.

Të fundit