Flash News

E-TJERA

Aksident në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

Aksident në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një shtetas francez, humbi kontrollin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit shpëtoi pa dëmtime.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

Të fundit