Flash News

Bota

Vance: Nëse skandali Watergate do të ndodhte sot, nuk do të rrëzonte asnjë president

Vance: Nëse skandali Watergate do të ndodhte sot, nuk do të

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka bërë një deklaratë që ka nxitur debat, duke vlerësuar se skandali i famshëm Watergate nuk do të kishte të njëjtat pasoja politike në klimën e sotme.

Gjatë një aktiviteti në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial Richard Nixon në Kaliforni, Vance tha se figura e ish-presidentit Richard Nixon duhet të rivlerësohet, ndërsa e cilësoi të tepruar faktin që skandali Watergate përfundoi me dorëheqjen e tij.

“Trashëgimia e Richard Nixon meriton një rivlerësim. Nëse Watergate do të ndodhte në ditët e sotme, ndoshta nuk do të dominonte lajmet më shumë se 12 orë. Të mendosh se një skandal i tillë rrëzoi një president, sot duket e pabesueshme”, deklaroi ai.

Watergate konsiderohet një nga skandalet më të mëdha politike në historinë e SHBA-së. Ai nisi në vitin 1972, kur pesë persona u kapën duke hyrë në mënyrë të paligjshme në selinë e Partisë Demokratike, në kompleksin Watergate në Uashington.

Hetimet zbuluan më pas një rrjet përgjimesh, spiunazhi politik dhe përpjekjesh për të fshehur përgjegjësinë e administratës Nixon, duke çuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit.

Përballë presionit politik dhe rrezikut të largimit nga detyra përmes procedurës së impeachment-it, Richard Nixon dha dorëheqjen në vitin 1974, duke mbetur edhe sot i vetmi president amerikan që ka lënë detyrën në këtë mënyrë.

Të fundit