Flash News

SPORT

SHBA nuk ndalet, synon edhe edicionin e Kupës së Botës 2038

SHBA nuk ndalet, synon edhe edicionin e Kupës së Botës 2038

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë për të kandiduar sërish si organizatore të Kupës së Botës, këtë herë për edicionin e vitit 2038, duke forcuar edhe më tej rolin e tyre në hartën e futbollit botëror.

Edhe pse futbolli mbetet sporti i tretë më i ndjekur në SHBA, pas futbollit amerikan dhe basketbollit, autoritetet sportive dhe politike po e konsiderojnë seriozisht një tjetër kandidaturë për turneun më të madh në botë.

SHBA ka një histori të rëndësishme me këtë kompeticion. Për herë të parë organizoi Botërorin në vitin 1994, ndërsa do të jetë bashkëorganizatore edhe e edicionit të vitit 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Në atë turne, pjesa dërrmuese e ndeshjeve – 78 nga 104 – do të zhvillohen në territorin amerikan, përfshirë edhe finalen.

Ndërkohë, FIFA ka konfirmuar tashmë organizatorët e dy edicioneve të ardhshme: në vitin 2030 turneu do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, me disa ndeshje hapëse në Amerikën e Jugut, ndërsa në vitin 2034 organizimi i është besuar Arabisë Saudite.

Sipas drejtorit ekzekutiv të grupit të punës për Kupën e Botës në Shtëpinë e Bardhë, Andrew Giuliani, ideja e një kandidature amerikane për 2038 është ende në fazë diskutimi, por konsiderohet serioze.

 

Të fundit