Flash News

E-TJERA

"Jam nipi i Tahir Sinanit", protestuesi: Largova familjen time nga PS, Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

"Jam nipi i Tahir Sinanit", protestuesi: Largova familjen time nga PS,

Protesta e 27-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me akuza të forta nga një qytetar i ardhur nga Tropoja, i cili u prezantua si nipi i komandantit të UÇK-së, Tahir Sinani.

Nga podiumi i protestës, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla se, sipas tij, kanë njollosur figurën e Heroit të Kombit, duke deklaruar se "e kanë vrarë për herë të dytë" Tahir Sinanin. Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se kishte vendosur të largohej nga Partia Socialiste, së bashku me familjarët dhe miqtë e tij.

"Gjendem sot këtu si nipi i Tahir Sinanit, komandantit të luftës në Kosovë. Dua t'u them Ramës dhe Ballës se e kanë vrarë për herë të dytë Tahir Sinanin. Turp! Deri dje kam qenë anëtar i Partisë Socialiste, por nga dita e djeshme as unë, as familja ime dhe as miqtë e mi nuk jemi më pjesë e saj. Mos na u afroni në zonën tonë", u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, protestuesi iu drejtua edhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me një mesazh personal.

"Një fjalë për Ramush Haradinajn: Jam djali i bacit Agron. Ke ngrënë bukë në shtëpinë time, mos pështy në pjatën ku ke ngrënë. Nesër edhe më shumë. Dorëheqje!", deklaroi ai.

Të fundit