Flash News

E-TJERA

Emigranti nga Franca: Do rri këtu derisa ta rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë

Emigranti nga Franca: Do rri këtu derisa ta rrëzojmë diktatorin

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama vijoi edhe në ditën e saj të 27-të, me mijëra qytetarë të mbledhur para godinës së Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Mes folësve ishte edhe një emigrant shqiptar që jeton në Francë, i cili deklaroi se ka ardhur në Shqipëri për t'iu bashkuar protestës dhe nuk ka ndërmend të rikthehet në Francë derisa, sipas tij, Edi Rama të largohet nga pushteti.

Ai bëri thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar me protesta paqësore dhe bllokim të institucioneve kryesore, ndërsa kërkoi që Edi Rama, Linda Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla të shpallen "non grata".

"Do të qëndroj këtu një javë, dy javë, tre javë, edhe dy muaj nëse duhet, derisa ta rrëzojmë këtë diktatorin e fundit në Europë. Ta bëjmë me revolucion paqësor. Të bllokojmë portet, aeroportet dhe Kuvendin. Kam parë si protestojnë francezët. Duhet të shpallen 'non grata' Linda Rama, Belinda Balluku, Edi Rama dhe Taulant Balla", u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Të fundit