Flash News

SPORT

Fituan ndaj Gjermanisë, presidenti shpall 26 qershorin ditë pushimi pas kualifikimit në Botëror

Fituan ndaj Gjermanisë, presidenti shpall 26 qershorin ditë pushimi

Ekuadori po jeton një moment historik pas sigurimit të një vendi në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026. Suksesi i kombëtares është festuar në të gjithë vendin, ndërsa presidenti Daniel Noboa ka vendosur ta shpallë 26 qershorin ditë feste kombëtare.

Vendimi u mor menjëherë pas triumfit 2-1 ndaj Gjermanisë, fitore që vulosi kualifikimin e Ekuadorit në fazën e 1/16-ve të turneut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Noboa përgëzoi futbollistët dhe stafin teknik për arritjen, duke theksuar se skuadra ia doli të kapërcejë kritikat dhe vështirësitë gjatë rrugës drejt suksesit.

“Faleminderit lojtarëve dhe trajnerit që, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe periudhave të vështira, ia dolën t’i dhurojnë këtë gëzim të madh gjithë vendit. Nesër është festë kombëtare!”, shkroi presidenti ekuadorian.

Pas këtij kualifikimi historik, Ekuadori do të përballet me Meksikën në fazën e 1/16-ve, ku do të synojë të vazhdojë rrugëtimin dhe të arrijë një tjetër sukses të madh në historinë e futbollit të vendit.

Të fundit