Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka shndërruar Shqipërinë në "parajsën e larjes së parave" në Europë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se niveli i lartë i ndërtimeve dhe çmimet e larta të pasurive të paluajtshme janë, sipas tij, rezultat i qarkullimit të parave që burojnë nga trafiku i drogës dhe aktivitetet kriminale.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi debatin e fundit për "Albanian Files", ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se mbi të rëndojnë vjedhje të mëdha të pasurisë publike dhe bashkëpunim me kartelet ndërkombëtare të drogës, ndërsa kërkoi largimin e tij nga pushteti.

Berisha: Faleminderit për pyetjen. Unë ju garantoj ju se ky njeri, si çdo diktator tjetër, është i aftë të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij.
Mbi Edi Ramën rëndojnë krime monstruoze, vjedhje të qindra dhe miliarda eurove, vjedhje të pasurive publike të pafundme. Rëndon bashkëpunimi me kartelet që transportojnë çdo vit qindra e qindra tonelata kokainë drejt Europës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.
Më lejoni t'ju rikujtoj vetëm një moment. Në dosjen e Franc Çopjas, që ishte para këtyre Gjika, Dizdari, Aliaj, ndër të tjera shkruhej se një personazh me mbiemër Roboza në Paraguaj dispononte në vit 350 tonelata drogë, kokainë dhe bashkëpunonte me 41 grupe shqiptare të trafikut të drogës.
Njëri prej të cilëve ishte Franc Çopja që kishte siguruar prej tij 28 ton. Që të gjitha këto janë faturë sot, se bashkohen në bashkëpunimin e ngushtë me Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Sepse këtu droga shtrohet në beton, betoni shtrohet në para dhe drogë përsëri.
Parajsa e larjes së parave është sot Shqipëria në Europë, mbasi ajo e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian dhe ka çmimet ndër më të lartat në Europë pikërisht për shkak të narkoeurove.

Të fundit