Flash News

Bota

Video/ Vapa përvëluese në Francë, qytetari skuq vezë dhe proshutë në dritare

Video/ Vapa përvëluese në Francë, qytetari skuq vezë

Europa po përballet me një valë të fortë të nxehtit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i shtyjnë temperaturat drejt niveleve gjithnjë e më ekstreme. Sipas shërbimit klimatik Copernicus, Europa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me një ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale.

Temperaturat e larta kanë sjellë valë të shpeshta të të nxehtit gjatë verës, presion mbi burimet ujore dhe rrezik më të madh për zjarre.

Si pasojë e vapës ekstreme, dy nga monumentet më ikonike të Parisit, Muzeu i Luvrit dhe Kulla Eiffel, mbyllën dyert më herët se zakonisht.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje që ilustrojnë intensitetin e vapës. Në një video të filmuar në Francë, një qytetar nxjerr një tigan në pragun e dritares dhe arrin të skuqë vezë dhe proshutë vetëm nga nxehtësia e diellit, një skenë që është bërë virale dhe po përdoret si simbol i temperaturave përvëluese që kanë përfshirë vendin.

@trespmnoticias ????️???????? Francia enfrenta una intensa ola de calor con temperaturas que han superado los 45°C en algunas zonas. El calor ha sido tan extremo que en redes se muestran huevos y tocino cocinándose directamente bajo el sol, mientras el país registra afectaciones en trenes, cierre de escuelas y paros temporales en parte del sector nuclear. La masa de aire caliente proveniente del Sahara cubre el sur de Europa y avanza hacia el este, encendiendo las alertas por las altas temperaturas. ???? Síguenos para más información internacional. #Francia #OlaDeCalor #Europa #Clima #TresPm ♬ sonido original - TresPM

Të fundit