Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja flet nga protesta: Është e drejtë të dalësh kundër korrupsionit, ju po bëni histori!

Eurodeputetja flet nga protesta: Është e drejtë të

Momenti më me rëndësi i shënuar në protestën e sotme qytetare ka qenë pjesëmarrja dhe fjalimi i eurodeputetes italia Ilaria Salis.

Nga podium para Kryeministrisë, Sali përgëzoi qytetarët shqiptarë që po prtestojnë kundër qeverisë duke theksuar se populli po afirmon sot të drejtën themelore për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet.

Salis tha se qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë një project të bazuar mbi korrupsionin dhe privatizimet, e që nuk përfaqëson interest e tyre.

"Për mua është një nder dhe një kënaqësi e madhe të jem sot këtu me ju. Sepse këtu, në këto rrugë, në zemër të Revolucionit të Flamingove, mund të shohim Evropën më të mirë. Jo në Bruksel, por pikërisht këtu në Tiranë. Këtu populli afirmon me trupat e tij, me inteligjencën e tij, me nevojat e tij dhe me ëndrrat e tij, të drejtën themelore për të vendosur mbi të ardhmen e vet.

Shqipëria, toka e saj, bukuria e saj dhe trashëgimia e saj kulturore nuk janë një mall që mund t’i shitet ofertuesit më të lartë. Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të mbeten zona të mbrojtura për të gjithë dhe për brezat e ardhshëm. Ato nuk duhet të shndërrohen në një park lojërash për të pasurit.

Është e drejtë të kundërshtohet një model zhvillimi i bazuar mbi korrupsionin, privatizimet dhe fitimin e pak të privilegjuarve. Një model që nuk sjell mirëqenie për popullsinë, por u shërben vetëm interesave të të pushtetshmëve. Dhe fatkeqësisht, e gjithë kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Ndodh edhe në mbarë Evropën dhe në mbarë botën.

Ju po bëni histori! Po tregoni një rrugë për të gjithë popujt. Një rrugë të ndërtuar mbi guximin, dinjitetin dhe veprimin kolektiv. Një shembull që na fton të rimarrim në duart tona fatin tonë dhe të mos lejojmë që oligarkitë të vendosin gjithçka për ne. Shqipëria nuk është në shitje! Evropa nuk është në shitje! Bota nuk është në shitje!", deklaroi eurodeputetja.

Të fundit