Flash News

E-TJERA

Video/ Ironia me "Diellën" në protestë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj kryeministër

Video/ Ironia me "Diellën" në protestë: Deklaroj

Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë shpërndarë një video ironizuese ku shfaqet “Diella”, ministrja e Inteligjencës Artificiale, në një deklaratë simbolike dorëheqjeje.

Në videon e publikuar gjatë tubimit, figura e krijuar në mënyrë satirike “flet” për dorëheqjen e saj nga qeveria, duke e lidhur këtë veprim me atë që në video përshkruhet si “skandali i Zvërnecit”.

Në mesazhin e transmetuar dëgjohet: “Për shkak të skandalit të Zvërnecit deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër.”

 

Të fundit