Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”

Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve

Kryeministri Rama është tërhequr nga deklarat që bëri ndaj shqiptarëve, të cilët prej gati një muaji, protestojnë para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e tij.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Rama pretendon se nuk i ishte drjetuar shqiptarëve me shprehjen “F*ck you”, por ju është përgjigjur tyre që e akuzojnë si “kumbarin” e qeverisë.

Madje, Rama ia lë fajin gazetarit të “Financial Time” ku bëri deklaratën, pasi sipas tij, ka zgjedur pikërisht vetëm atë togfjalësh, nga e gjithë biseda e zhvilluar.

“Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve kurrsesi atë fjalë. Duket qartë edhe në artikull. Kur gazetari më ka pyetur si u përgjigjesh atyre që të akuzojnë se je kumbari i qeverisë, i thashë shkurt fjalën që meriton kush në fakt më akuzon papushim, vite e vite, dhe s’ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur dhe varrosur, por kurrë asnjë prove. Nga një orë bisedë e lirë, ai zgjodhi pikërisht atë fjali. Po unë nuk jam pishman”, deklaroi Rama.

 

Të fundit