Flash News

E-TJERA

Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestës: Rama është marrë me fasada dhe propagandë

Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestës: Rama

Para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e 29-të qytetare, ku mori pjesë edhe Sindi Manushi, shqiptarja e parë e zgjedhur kryebashkiake në Itali.

Në fjalën e saj para protestuesve, ajo theksoi se ishte e pranishme jo si përfaqësuese institucionale, por si qytetare shqiptare në mbështetje të kauzës së tyre.

Manushi kritikoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se gjatë 13 viteve në pushtet ai është fokusuar më shumë te propaganda sesa te problemet reale të vendit. 

"Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të vilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni. Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë.

Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni", tha Manushi.

Të fundit