Flash News

Bota

BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese

BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas

Bashkimi Evropian ka mobilizuar 5 milionë euro, rreth 5.6 milionë dollarë, në ndihmë emergjente për komunitetet e prekura nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë.

Lajmin e bëri të ditur shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se ka zhvilluar një bisedë me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, pas katastrofës.

“Shpreha solidaritetin e plotë të BE-së me popullin venezuelian dhe ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre”, shkroi Kallas.

Fondet do të përdoren për mbështetjen e komuniteteve të prekura nga tërmetet, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, spitale dhe infrastrukturë në disa zona të Venezuelës.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa mijëra persona kanë nevojë për ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore.

Të fundit