Flash News

E-TJERA

Turistët irlandezë i bashkohen protestës në Tiranë: Jeni inspirues, kryeministrat shkojnë e vijnë

Turistët irlandezë i bashkohen protestës në Tiranë:

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 29-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e tij dhe ndryshim politik.

Tubimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit janë mbledhur para se të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë.

Këtë herë protestës i janë bashkuar edhe disa turistë të huaj. Një grup vizitorësh nga Irlanda janë parë në mesin e tubuesve, ku kanë shprehur mbështetje për protestuesit dhe për të drejtën e tyre për të protestuar.

“Jemi krenar për Shqipërinë po mbajnë një qëndrim global por inspirojnë njerëzit kudo në Europë, kjo është nata e fundit në Shqipëri. Jemi krenar atë që po bën Shqipëria të mbrojë vendin. Protesta është në gjakun tonë. E drejta njerëzore është në gjakun tonë. Kryeministrat shkojnë e vijnë”, shprehen disa prej tyre.

 

Të fundit