Flash News

E-TJERA

Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i

Është arrestuar në Tiranë Sokol Mulosmani, ish-drejtori i Policisë së Vlorës.

Në pranga janë vënë edhe 4 persona të tjerë, mes tyre vëllezërit e tij. Mësohet se Mulosmani është arrestuar pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku është përplasur me vëllezërit dhe nipin e tij.

Shkak i konfliktit dyshohet se janë bërë disa prona.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e sakta që çuan në përplasjen fizike mes familjarëve.

Të fundit