Flash News

SPORT

Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh

Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh

Një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit është gati të rikthehet në fushë. Ronaldinho ka konfirmuar se do të jetë pjesë e klubit italian Ravenna FC dhe nuk do të kufizohet vetëm në një rol simbolik apo promovues.

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, tashmë 46 vjeç, zbuloi se synon të luajë edhe disa minuta në një ndeshje zyrtare, duke e cilësuar këtë si një sfidë personale. Ai theksoi se më pas do të vendosë nëse do ta vazhdojë këtë eksperiencë, në varësi të gjendjes së tij fizike.

“Po, është e vërtetë. Është një sfidë edhe për mua. Sigurisht që do të luaj disa minuta në një ndeshje zyrtare, pastaj do të shoh se si do të ndihem”, u shpreh Ronaldinho.

Bashkëpunimi me Ravenna FC lindi fillimisht nga marrëdhënia e tij me drejtuesit e klubit, por me kalimin e kohës u shndërrua në një projekt që synon t’i japë ekipit më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare.

Të fundit