Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Të fundit