Flash News
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
'Albanian Files' nxjerr lakuriq Ramën, Berisha: Ftoj Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
EMRAT/ Morën peng klienten dhe e dhunuan, arrestohen dy pronarët e një dyqani elektorshtëpiakesh në Tiranë
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
‘Libri rozë” i ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: Është nismë e pavarur, letrën e De Graaf s’e kisha lexuar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me librin “The Albanian Files”, një projekt ku janë përfshirë 60 arkitektë dhe studio ndërkombëtare, si dhe për letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf.
Rama tha se ndaj këtij botimi është krijuar, sipas tij, një “inkuizicion” i nxitur nga klima e protestave në bulevard, duke theksuar se libri nuk është botim i tij dhe se nuk kishte parë më herët letrën e De Graaf.
“Tani nuk dua të flas për librin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin, një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikërisht dega inkuizicionale, e cila përndjek, në thonjëza natyrisht, por jo sepse nuk përndjek, por sepse përndjek në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe që i janë qasur Shqipërisë këtyre 30 viteve, po edhe historisë së Shqipërisë”, tha Rama në podcast-in e tij “Flasim”.
Duke folur për letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, ku përmes ironisë përmendet ideja që Rama të bëhej “mbret”, kryeministri tha se ajo ishte një reflektim personal i autorit.
“Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë “files”, dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun.
Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase. Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej”, tha Rama.
Rama: Ky libër quhet “The Albanian Files”. Është një ndër botimet më të rëndësishme që kanë dalë në vitet e fundit në dritën e skenës së arkitekturës dhe zhvillimit urban në Europë dhe në botë.
Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë dhe shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me një reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar, të cilat i lidh së bashku, në gjithë faqet e librit, Shqipëria.
Tani nuk dua të flas për librin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin, një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikërisht dega inkuizicionale, e cila përndjek, në thonjëza natyrisht, por jo sepse nuk përndjek, por sepse përndjek në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe që i janë qasur Shqipërisë këtyre 30 viteve, po edhe historisë së Shqipërisë.
Njerëz të cilët, thashë, e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe që janë mbledhur, pavarësisht nga njëri-tjetri, në Shqipëri, siç u mblodhën dikur në Neë York, në vitet ’30, duke dhënë kontribute, të cilat, ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat dhe djemtë e këtij vendi, arkitektë, arkitekte, urbanistë, urbaniste, nesër të nxjerrin nga gjiri i tyre ndonjë emër apo më shumë se një emër shqiptari apo shqiptareje që do të shkëlqejë në skenën e botës.
Sepse, ndërkohë, këtu në Shqipëri, në kryeqytet dhe jo vetëm, ne kemi universitetin më të madh dhe më prestigjioz në qiell të hapur të arkitekturës dhe zhvillimit urban, ku të gjithë profesionistët e rinj shqiptarë janë të atashuar pranë këtyre studiove dhe punojnë së bashku, mësojnë prej tyre dhe zhvillojnë talentin, dijen; rrisin, pa diskutim, ekspertizën e tyre, falë këtij bashkëpunimi.
Tani, “The Albanian Files” është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelektual, se nuk është intelektual, por nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje.
Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është, patjetër, krenari që unë, si Kryeministër i Shqipërisë, të isha i ftuar ta shkruaja dhe që, së bashku me gjithë këtë “armatë” arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm, të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës, ndër të tjera; të cilët thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën për të rejat, për të rinjtë, për të interesuarit dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera, ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur.
Është konceptuar, është kuruar nga Anneke Abhelakh dhe, siç thashë, janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit. Është diçka fenomenale.
Patjetër që ka gjëra të diskutueshme, patjetër që ka gjëra të debatueshme, të kritikueshme, çfarë të doni, por që t’i qepesh një botimi të tillë, njësoj si të ishte koha e Revolucionit Kulturor Kinez dhe, mbi të gjitha, pastaj të kapesh me një tekst, i cili është një tekst autoironik i një arkitekti që përfaqëson njërën prej studiove më të mëdha në historinë e arkitekturës bashkëkohore, studion “OMA”, të themeluar dhe të udhëhequr nga legjendari Rem Koolhaas, ky është kulmi.
E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: “Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën…” e të tjerë, e të tjerë.
Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.
Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.
Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë “files”, dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun.
Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase.
Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej.
Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.
Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë.
Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh.
Të fundit
Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32 orësh nën gërmadha
28 Qershor 2026, 21:11
Kapja e shtetit përmes territorit
28 Qershor 2026, 20:56
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh
28 Qershor 2026, 20:43
Pse qajmë kur jemi të lumtur? Shkenca jep përgjigjen
28 Qershor 2026, 20:20
Protesta e 29-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
28 Qershor 2026, 19:38
Rekorde dhe spektakël në Botëror: Nga Dembélé te portieri me 16 pritje
28 Qershor 2026, 18:51
OBSH alarmon: Evropa po përjeton një nga valët më vdekjeprurëse të të nxehtit
28 Qershor 2026, 18:33
“The Albanian Files”: Si u kthye Shqipëria në laboratorin e pastrimit të parave?
28 Qershor 2026, 18:14
Para BE-së, 20% e kantiereve të ndërtimit, pa standarde sigurie
28 Qershor 2026, 17:58
Publikohet formacioni më i mirë i raundit të tretë në Botëror
28 Qershor 2026, 17:35
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit?
28 Qershor 2026, 17:12
Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në fokus raporti për Shqipërinë
28 Qershor 2026, 16:49
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner në shtëpi?
28 Qershor 2026, 16:30
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor 2026, 16:10
Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
28 Qershor 2026, 15:53
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
28 Qershor 2026, 15:39
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar
28 Qershor 2026, 15:20
“Për çfarë turizmi flisni?” Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit
28 Qershor 2026, 14:36
BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese
28 Qershor 2026, 13:22
Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
28 Qershor 2026, 12:58
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
28 Qershor 2026, 12:36
Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë të më thonë si bëhet Shqipëria
28 Qershor 2026, 12:16
Nëpunësi i sindikatës italiane letër të hapur Ramës: Korrupsioni është rritur, largohuni
28 Qershor 2026, 12:00
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
28 Qershor 2026, 11:01
Shqipëria, bonus-malus në “miniaturë”, si krahasohemi me Europën
28 Qershor 2026, 10:24
Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
28 Qershor 2026, 10:03
Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
28 Qershor 2026, 09:44
Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)
28 Qershor 2026, 09:25
Shqipëria turistike “ngec” në trafik
28 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
28 Qershor 2026, 08:40
Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026
28 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Qershor 2026, 08:02
7 fobi të njerëzve që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
27 Qershor 2026, 22:00
VAR anulon golin e Iranit, publikohen pamjet që ndezin polemika
27 Qershor 2026, 21:34
Video/ Ironia me "Diellën" në protestë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj kryeministër
27 Qershor 2026, 21:16
Zbulohet një proteinë që mund të lidhet me plakjen e trurit dhe kujtesën
27 Qershor 2026, 20:45
Eurodeputetja italiane i bashkohet protestës kundër Ramës
27 Qershor 2026, 20:18
Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem në detyrë vetëm edhe disa javë
27 Qershor 2026, 19:55
Studimi: Një përqafim i thjeshtë mund të ulë stresin dhe të forcojë marrëdhënien në çift
27 Qershor 2026, 19:30
Eurodeputetët i bashkohen protestës në Tiranë, revolta kundër qeverisë hyn në ditën e 28-të
27 Qershor 2026, 19:15
Vijon represioni i qeverisë me protestat, ministri kërcënon me të tjerë ‘non-grata’
27 Qershor 2026, 18:55
Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, zbulohen duelet e para të fazës me eliminim direkt
27 Qershor 2026, 18:32
Video/ Vapa përvëluese në Francë, qytetari skuq vezë dhe proshutë në dritare
27 Qershor 2026, 18:18
Gjermania goditet nga temperatura rekord
27 Qershor 2026, 18:01
Ushqimet që duhen shmangur në vapë dhe alternativat më të shëndetshme
27 Qershor 2026, 17:28
Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë
27 Qershor 2026, 17:07
Pushimet verore 2026 në Europë: rriten “arratisjet e shkurtra” dhe destinacionet e freskëta
27 Qershor 2026, 16:34
Tellalli dhe monologuesi
27 Qershor 2026, 16:17
Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell korriku?
27 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026 hyn në histori, autogolat “yjet e padëshiruar” të turneut
27 Qershor 2026, 15:17
FIFA i ndalon hyrjen në stadium Merlinit, rosakut që u kthye në simbol të Botërorit 2026
27 Qershor 2026, 15:01
Berisha: Jam kundër kullave, nuk kam firmosur asnjë kur isha kryeministër
27 Qershor 2026, 14:31
Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha
27 Qershor 2026, 13:26
Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave
27 Qershor 2026, 13:05
Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen!
27 Qershor 2026, 12:43
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
27 Qershor 2026, 12:29
Botërori 2026 plotëson edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës, spikat përballja Francë–Suedi
27 Qershor 2026, 12:11
Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”
27 Qershor 2026, 11:04
28-vjeçari tenton të vrasë me makinë nënën e bashkëjetueses në Lezhë, arrestohet nga Policia
27 Qershor 2026, 10:17
Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE
27 Qershor 2026, 09:15
Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet letra me pesë kërkesat
27 Qershor 2026, 08:47
Temperaturat arrijnë 38 gradë, si parashikohet moti sot
27 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Qershor 2026, 08:02
Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare, 5 kërkesat i përcillen ambasadave perëndimore
26 Qershor 2026, 23:01
“Për këtë kam nevojë!”, Osman Mula rrëfen si lindi historia e dashurisë me bashkëshorten
26 Qershor 2026, 22:02
Osman Mula në Elevate: Arti është kthyer në pazar, talentet po largohen nga Shqipëria
26 Qershor 2026, 21:13
Studenti nga protesta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!
26 Qershor 2026, 20:50
Emigranti nga Franca: Do rri këtu derisa ta rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë
26 Qershor 2026, 20:38
SHBA nuk ndalet, synon edhe edicionin e Kupës së Botës 2038
26 Qershor 2026, 19:41
Nis protesta e 27-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
26 Qershor 2026, 19:21
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
26 Qershor 2026, 19:03
Vance: Nëse skandali Watergate do të ndodhte sot, nuk do të rrëzonte asnjë president
26 Qershor 2026, 18:41