Flash News

KRYESORE

Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit

Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë”

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën gjatë ditëve të fundit kanë prekur edhe Shqipërinë, ku në Tiranë termometri ka arritur deri në 40 gradë Celsius.

Në kryeqytet, qytetarë dhe turistë janë parë duke kërkuar freski në shatërvanë, parqe, dhe zona me hije, ndërsa nxehtësia e fortë ka bërë që lëvizja gjatë orëve të pikut të jetë më e kufizuar. Foto e mëposhtme janë siguruar nga Reuters.

Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë”

Situata në Shqipëri vjen në të njëjtën kohë me një valë të gjerë të të nxehtit që ka përfshirë disa vende të Europës, ku autoritetet shëndetësore po raportojnë rritje të ndjeshme të rasteve emergjente dhe presion të shtuar mbi sistemet spitalore.

Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” 

Në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, spitalet janë përballur me fluks të rritur pacientësh, ndërsa janë shtyrë disa ndërhyrje jo urgjente për të përballuar situatën. Autoritetet kanë paralajmëruar se temperaturat e larta, si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, po rrisin rrezikun për shëndetin e popullatës, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Edhe në Shqipëri, ekspertët e shëndetit publik këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të hidratojnë trupin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përdorin hapësirat e freskëta publike kur është e mundur.

Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë”

Të fundit