Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes

Një aksident rrugor është regjistruar disa minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e goditjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor.

Aksi Fier–Levan njihet si një prej pikave me risk të shtuar për aksidente, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm.

Të fundit