Flash News

E-TJERA

Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar

Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar

Policia ka proceduar penalisht 31 qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara prej një muaji para Kryeministrisë.

Qytetarët janë proceduar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

"Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”", thuhet në njoftim.

Të fundit