E-TJERA

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale "Jordan Misja" në Tiranë, ku brenda pak orësh kanë humbur jetën dy punonjës të Policisë së Burgjeve.

Viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, me detyrë specialist informacioni dhe gradën komisar. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 21:36, gjatë instruktazhit për ndërrimin e turnit, ai është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Pak orë më vonë, një tjetër punonjës i të njëjtit institucion, Pëllumb Vrana, 62 vjeç, teknik i sistemit të kamerave, është ndjerë keq teksa ndodhej në zyrat e drejtuesve të burgut, ku po verifikoheshin pamjet filmike në kuadër të procedurave pas ngjarjes së parë.

Të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe ai është transportuar menjëherë drejt Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Megjithatë, rreth orës 01:00, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta.

Rrethanat e sakta të të dy vdekjeve pritet të sqarohen nga hetimet dhe ekspertizat mjeko-ligjore.

 

Të fundit