E-TJERA

U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat

U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë

Pas tensioneve të regjistruara para Kuvendit gjatë protestës së zhvilluar paralelisht me seancën plenare, deri tani raportohet se 6 protestues janë arrestuar nga forcat e policisë.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë shpërndarë në disa komisariate të ndryshme të Tiranës, ku po kryhen procedurat e nevojshme ligjore dhe verifikimet përkatëse.

Gjatë ndërhyrjes së policisë disa prej protestuesve janë tërhequr zvarrë. 

Deri në këto momente nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me numrin e të arrestuarve apo mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestës.

Të fundit