E-TJERA

Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë

Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal me dy viktima në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon doli nga rruga përfundoi në kanal.

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë. Ky i fundit, sipas Vatocit, është fëmijë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.

Paraprakisht, shoferi dyshohet se ka pësuar infarkt e për pasojë, ka humbur drejtimin e mjetit.

Të fundit