Ditari i Maxhorancës

Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere

Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët,

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë, kabineti Rama ka vendosur të shpërndajë bonus prej 5 mijë lekë të reja për pensionistët.

Vendimi u njoftua nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha se bonusi i papritur do të fillojë të shpërndahet nga nesër.

“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”, tha ministrja.

Ky veprim shihet se i një mënyrë për të zbutur pakënaqësinë që ka shpërthyer prej 1 muaji në vend. Protesta qytetare kërkon largimin e kryeministrit Rama, duke vënë në dukje skandalet korruptive, të ardhurat e ulëta, emigracioni masiv, probleme që qeveria i injoron.

Të fundit