E-TJERA

Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë

Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen

Protesta qytetare e zhvilluar sot në Tiranë është zhvendosur përpara ambienteve të Kuvendit, ku situata ka vijuar të mbetet e tensionuar gjatë gjithë paradites.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se protestuesit kanë bllokuar tre prej hyrjeve të godinës së Parlamentit, duke rrethuar ambientet ku zhvillohen seancat plenare. Po ashtu, është bllokuar edhe hyrja kryesore, duke vështirësuar qarkullimin dhe aksesin në institucion.

Si pasojë e kësaj situate, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të hapur hapësirën dhe për të garantuar funksionimin normal të institucionit, duke u përplasur me turmën e protestuesve.

Protesta, e cila nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit, ishte paralajmëruar një ditë më parë dhe ka vijuar të zhvillohet me tensione përgjatë zhvillimeve pranë Kuvendit.

 

Të fundit