Ditari i Maxhorancës

Braktisi PS dhe iu bashkua protestës, vjen hakmarrja e parë e socialistëve ndaj Marjana Koçekut

Braktisi PS dhe iu bashkua protestës, vjen hakmarrja e parë e

Partia Socialiste ka ndërmarrë lëvizjen e parë pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar, pasi kjo e fundit njoftoi pak kohë më parë shkëputjen nga PS dhe iu bashkua protestës së qytetarëve.

Koçeku nuk do të jetë më pjesë e Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, ku do të zëvendësohet nga deputeti Erion Malaj.

Vendimi u bë i ditur në seancën plenare nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili sqaroi se ndryshimi është kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

"Me kërkesë të kryetarit të grupit të PS është kërkuar zëvendësimi i deputetëve në komisione. Në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtare dhe në vend të saj emërohet deputeti Erion Malaj", deklaroi Peleshi gjatë seancës.

Ky është ndryshimi i parë zyrtar në përfaqësimin parlamentar të Koçekut, pas vendimit të saj për t'u larguar nga Partia Socialiste.

 

Të fundit