E-TJERA

Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë

Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë,

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një prej pallateve të kompleksit Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, duke shkaktuar alarm te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, flakët shpërthyen në një nga godinat e kompleksit, ndërsa në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar zjarrin.

Banorët pretendojnë se automjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur me vonesë, duke bërë që flakët të përhapeshin më tej përpara se të niste ndërhyrja.

Deri në këtë fazë nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Të fundit