SPORT

Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror

Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj

Paraguai është përfshirë nga atmosfera festive pas fitores së bujshme të kombëtares ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, sukses që u pasua menjëherë me një vendim simbolik nga autoritetet e vendit.

Presidenti Santiago Peña njoftoi se dita e sotme do të jetë festë kombëtare, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale vetëm pak minuta pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes.

“Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, të mallkuar qoftë!”, shkroi Peña, duke iu bashkuar entuziazmit të tifozëve që dolën në rrugë për të festuar suksesin e ekipit kombëtar.

Pak më vonë, Presidenca e Republikës publikoi dekretin zyrtar, ku theksohej se dita e pushimit u shpall në nder të arritjes historike të përfaqësueses paraguaiane.

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e 1/16 së finales.

Me këtë fitore, Paraguai siguroi një vend në 1/8 e finales, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Francës dhe Suedisë.

Të fundit