E-TJERA

Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

Protesta e zhvilluar sot përpara Kuvendit është shoqëruar me tensione. 

Gjatë hyrjes së deputetëve në ambientet e Parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare që prej orës 10:00, një grup qytetarësh ka hedhur vezë në drejtim të godinës së Kuvendit.

Paralelisht, protestuesit kanë pritur deputetët me thirrje si “Ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësi ndaj përfaqësuesve politikë.

Në zonë janë vendosur forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, protestuesit kanë vendosur edhe një kosh mbeturinash pranë perimetrit të sigurisë, mbi të cilin janë shënuar emra deputetësh, si formë simbolike proteste.

Të fundit