E-TJERA

Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun

Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin

Protesta e mbajtur sot para Parlamentit është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Butë kanë tërhequr zvarrë dhe i kanë dhunuar qytetarët.

Në video-n e paraqitur më poshtë shihet teksa efektivët e policisë tërheqin një të ri protestues duke e shtrirë përtokë. Edhe pse qytetarët e tjerë i kanë bërë thirrje ta lirojnë, efektivët kanë vijuar ta mbajnë të izoluar përtokë e më pas i kanë vënë prangat.

Episodi ëshë regjistruar në momentin kur protestuesit kanë gjuajtur me vezë një nga makinat e ministrave të qeverisë.

Protesta e sotme ishte në vijim të tubimeve që po mbahen prej një muaji para Kryeministrisë. Qytetarët kanë artikuluar në 30 ditë kërkesën për largimin e Ramës.

Të fundit