Ditari i Maxhorancës

Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?

Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve:

Episodet e dhunës, tërheqjes zvarrë të protestuesve nga policia, socialistët janë shumë të shqetësuar për imazhet që kanë parë deputetet socialiste.

I ftuar në A2 CNN, deputeti Pirro Vengu, i cili ka zbuluar se kush i sponsorizon protestuesit dhe kush i ushqen, sipas tij, pakënaqësitë e tyre, është shprehur i indinjuar në emër të dy kolegeve të tij socialiste.

Vengu përjashtoi dhunën ndaj protestuesve dhe u përqëndrua te shqetësimi i dy deputeteve që kishin parë tensionet, e që sipas ish-ministrit ‘nuk e kishin për taksirat’ t’i shihnin.

“Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe përfitues. Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe sponsorizues. Përfituesit i kemi parë, janë atë njerëz që nuk kërkojnë zgjidhjen e halleve të qytetarëve, janë forca politike që kërkojnë të kapitalizojnë mbi zemërimin e njerëzve. Jemi përballë një realiteti ku kemi pranuar fatkeqësisht që të përdoret gjuha e linçimit, dhe fjalët kanë peshë, siç e zbuluam sot, sepse sot pamë edhe skena, hajde de ne burrat që durojmë, por ato dy zonja kolege të nderuara, që s’kanë qenë kurrë në pozicione ekzekutive, janë të votuara, çfarë taksirat kishin që të kishin sulm fizik”, u shpreh Vengu.

 

Të fundit