Flash News

E-TJERA

Braho: SPAK po shqyrton mundësinë të kryejë vetë arrestimet e personave në kërkim

Braho: SPAK po shqyrton mundësinë të kryejë vetë

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka bërë të ditur se institucioni që drejton po shqyrton një qasje të re për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave në kërkim, duke mos përjashtuar mundësinë që vetë SPAK të angazhohet në operacione arrestimi.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetit demokrat Gjin Gjoni, Braho pranoi se mbetet problematik fakti që një numër personash me masa sigurie ose të dënuar në mungesë nuk janë arrestuar ende.

Kemi disa persona të shpallur në kërkim, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurimi ose janë dënuar në mungesë, por vendimet për ta nuk janë ekzekutuar. Ky është një shqetësim real”, deklaroi Braho.

Ai tha se nuk mund të përcaktohet nëse kjo situatë lidhet me mungesën e mundësive apo me faktorë të tjerë, por theksoi se rezultati mbetet i papranueshëm.

“Nuk mund të themi nëse kjo ndodh me dashje apo për shkak të pamundësisë, por fakti është se vendimet nuk po zbatohen. Për këtë arsye, SPAK po mendon një reagim ndryshe në aspektin institucional. Është ende herët për të dhënë detaje, por synimi është të krijojmë kapacitetet për të kryer vetë këto veprime me natyrë operacionale”, u shpreh kreu i SPAK.

Të fundit