Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në Komisionin e Zgjedhores, Vokshi pyet kreun e SPAK: Pse nuk hetoni patronazhimin?

Debate në Komisionin e Zgjedhores, Vokshi pyet kreun e SPAK: Pse nuk hetoni

Seanca e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me tensione të forta, ku në dëgjesë ka qenë i pranishëm kreu i SPAK, Klodian Braho.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza ndaj sistemit të patronazhimit, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të përdorur politikisht nga mazhoranca gjatë proceseve zgjedhore. Ajo ka pyetur drejtuesin e SPAK nëse institucioni ka kryer hetime konkrete mbi këtë çështje, si dhe mbi rolin e AKSHI-t dhe përdorimin e të dhënave zgjedhore.

Vokshi deklaroi se opozita ka dorëzuar kallëzime të shumta që prej vitit 2021 dhe 2023, por sipas saj nuk ka marrë përgjigje apo zhvillime të dukshme nga Prokuroria e Posaçme.

“E para duke pasur parasysh që në anën tjetër të tavolinës kemi kokën e sistemit të patronazhimit të Partisë Socialiste. Kemi kryepatronazhistët e Partisë Socialiste. Unë nuk kam as më të voglën shpresë që ky komision do ketë vullnetin që ta trajtojë këtë çështje dhe të gjejë edhe zgjidhjen e saj. Për minimalisht dy prej anëtarëve të Partisë Socialiste unë kam dërguar disa kallëzime penale në SPAK. Në 2021-shin kam dërguar në SPAK tre kallëzime penale. Një për ish-ministren e Shëndetësisë, zonjën Manastirliu, një për ish-ministrin e Drejtësisë, zotin Ulsi Manja dhe një për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Dhe kush është rezultati? Dhe kam dhënë të dhëna të detajuara për secilin prej tyre në kallëzimet e mia, se si shpërdorohej sistemi i patronazhimit në zyrat elektorale të njësisë 9, të njësisë 11 dhe në Bashkinë Tiranë në përgjithësi.

Tani nëse ky komision është ngritur... në qoftë se më ndërhyn... a ka mundësi të mos më ndërhysh? A ka mundësi të mos më ndërhysh? Pra, në databazën e patronazhimit ka çdo gjë. Çdo familje është vulnerabël. Është krim zgjedhor, është krimi më i madh zgjedhor. Dhe ju s'e përmendni asnjëherë patronazhimin në asnjë raport tuajin. Pse? A keni ndërmend që të hetoni për patronazhimin?”, tha Vokshi.

Të fundit