Flash News

KRYESORE

Tensionet para Kuvendit, eurodeputetja Paulus për "Politico": Dhuna nuk është kurrë e pranueshme

Tensionet para Kuvendit, eurodeputetja Paulus për "Politico":

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka reaguar pas tensioneve të shënuara të martën para Parlamentit, ku protesta kundër projektit të resortit në Zvërnec u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Paulus, e cila mori pjesë në protestën e së hënës së bashku me eurodeputetet Tineke Strik dhe Anna Strolenberg, tha për Politico "dhuna nuk është kurrë e pranueshme".

Paulus tha se nuk kishte parë dhunë apo gjuhë të ashpër në protestat në të cilat kishte marrë pjesë të hënën, duke përshkruar një "atmosferë miqësore" dhe "shumë familje me fëmijë".

Të martën, rreth 200 protestues u mblodhën jashtë Kuvendit ndërsa deputetët mbërrinin për seancën plenare. Gjatë protestës u hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve, ndërsa më pas protestuesit u përplasën me efektivët e policisë.

Qytetarët u tërhoqën zvarrë me dhunë nga policia dhe 6 prej tyre u shoqëruan në komisariat.

Të fundit