Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në promovimin e librit “Tirania e buzëqeshjes”: Rama i ka bërë vendit një shkretim demografik

Berisha në promovimin e librit “Tirania e buzëqeshjes”:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përdorur një aktivitet promovimi libri për të rikthyer akuzat e forta politike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si shkaktare të një “shkretimi demografik” në vend.

Gjatë prezantimit të veprës “Tirania e buzëqeshjes” të autorit Ndriçim Kulla, Berisha u ndal te temat që trajton libri, i cili analizon figurën politike dhe psikologjike të kreut të qeverisë.

Ai vlerësoi autorin për qëndrimet e tij të hershme mbi lidhjen mes shtetit dhe krimit, duke përmendur edhe veprën “Narkodiktatura”.

“Sot, ne mblidhemi për promovimin e një kryevepre të vërtetë letrare, artistike, politike të realitetit të sotëm shqiptar si pjesë e një trilogjie, në të cilën Ndriçim Kulla, njëri nga intelektualët më të shquar të kombit, studiuesit më serioz i kushton sistemit aktual politik, por lë dhe një trashëgimi të një rëndësie të jashtëzakonshme për brezat që vijnë. Ndriçim Kulla është intelektuali, është shkrimtari, është studiuesi i përkushtimit të jashtëzakonshëm të çështjeve të qytetarit shqiptar dhe të vendit.

Edi Rama i ka bërë vendit një shkretim demografik para syve tanë, para nesh. Dhe e ka bërë me politikat e tij të qëllimshme. Ia ka bërë dhe nuk ka dëm më të madh që mund t’i bësh këtij kombi. Shqiptarëve, me politikat demografike më të arrira, do t’u duhej gjysmë shekulli për të arritur demografinë që ka pasur,” tha Berisha.

Të fundit