Flash News

E-TJERA

32 ditë protestë, shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës

32 ditë protestë, shqiptarët të vendosur për largimin e

Në Tiranë po zhvillohet protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton.

Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në realizimin e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës, e cila pritet të shënojë edhe një muaj nga nisja e kësaj serie protestash

Të fundit