Flash News

E-TJERA

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 5 të plagosur dalin nga spitali, si paraqitet gjendja e të tjerëve

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 5 të plagosur

Spitali i Traumës ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurve nga aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë.

5 pacientë kanë lënë spitalin pas mjekimit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe një pacient tjetër pritet të largohet nga spitali gjatë ditës.

I mituri 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e stafit mjekësor, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Pacientët që ndodhen në gjendje më të rëndë ndodhen në mbikëqyrjen e mjekëve. Ndër ta është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

"5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku.

Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet nga spitali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët. I mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë stabël.

Gjithashtu, në Reanimacion ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është në monitorim intensiv. Ajo paraqitet me parametra jetësorë stabël, por në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta të marra.

Fëmija 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në pavion, nën kujdesin e stafit mjekësor, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme", njofton SUT.

Të fundit