Flash News

KRYESORE

Protestat në Shqipëri drejt PE-së, Lëvizja '5 Yje' kërkon debat dhe rezolutë

Protestat në Shqipëri drejt PE-së, Lëvizja '5 Yje'

Protestat qytetare që prej më shumë se një muaji po zhvillohen në Shqipëri pritet të diskutohen edhe në Parlamentin Europian.

Kreu i delegacionit të Lëvizjes 5 Yje në Parlamentin Europian, Pasquale Tridico, bëri të ditur në një konferencë për shtyp në Strasburg se është depozituar një propozim për zhvillimin e një debati në seancën plenare të javës së ardhshme, i cili më pas do të pasohej nga një rezolutë mbi situatën në Shqipëri.

Sipas Tridicos, diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por edhe me nevojën për të garantuar dialogun demokratik dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse.

Debati është propozuar me titullin “Deklaratë e Këshillit dhe Komisionit mbi situatën në Shqipëri: garantimi i dialogut demokratik dhe pjesëmarrjes qytetare”, ndërsa rezoluta do të fokusohet te shteti i së drejtës dhe procesi i integrimit europian të vendit.

Propozimi ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Konferenca e Kryetarëve të Parlamentit Europian, e cila do të vendosë nëse ai do të përfshihet në rendin e ditës të seancës plenare.

Duke iu referuar protestave në Shqipëri, Tridico tha se të rinjtë nuk po ngrihen vetëm për çështje mjedisore, por edhe për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, pjesëmarrjen demokratike, respektimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve sociale.

‘Ky është një debat’ jo vetëm ‘për Shqipërinë, por mbi të gjitha për një çështje demokratike, dialogu dhe pjesëmarrjeje që duhet hapur me përfaqësuesit e shoqërisë civile’, theksoi Tridico.

‘Vajzat dhe djemtë në Shqipëri nuk po protestojnë vetëm për një çështje mjedisore, por për shumë më tepër: shtetin e së drejtës, pjesëmarrjen demokratike, të drejtat e shkelura dhe pagat e ulëta.’ shtoi ai. 

Të fundit