Flash News

SPORT

Video/ Fundi i një legjende! Mes lotësh dhe duartrokitjesh, Ronaldo i jep lamtumirën Botërorit

Video/ Fundi i një legjende! Mes lotësh dhe duartrokitjesh, Ronaldo i

Një nga karrierat më të mëdha në historinë e futbollit mbylli kapitullin e saj në Kupën e Botës pa arritur të ngrejë trofeun më të lakmuar. Cristiano Ronaldo i dha lamtumirën turneut më prestigjioz të futbollit, pasi Portugalia u eliminua nga Spanja me rezultatin 1-0 në fazën e 1/16-ave.

Heroi i mbrëmjes ishte Mikel Merino, i cili shënoi golin vendimtar në minutat shtesë, duke dërguar Spanjën në çerekfinale dhe duke vulosur fundin e ëndrrës së Ronaldos.

Pamjet e sulmuesit 41-vjeçar, me lot në sy teksa largohej nga fusha në Dallas, prekën tifozët në mbarë botën. Ishte fundi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Fituesi i pesë "Topave të Artë", pesë herë kampion i Ligës së Kampionëve dhe triumfues me Portugalinë në Euro 2016, largohet nga Botërori me një rekord të jashtëzakonshëm: 976 gola me klubet dhe kombëtaren, si edhe i vetmi futbollist që ka shënuar në gjashtë edicione të Kupës së Botës.

Megjithatë, trofeu i Botërorit mbeti ëndrra e papërmbushur e karrierës së tij. Arritja më e mirë e Ronaldos ishte gjysmëfinalja e vitit 2006, në paraqitjen e tij të parë në këtë kompeticion.

Ronaldo kishte bërë të ditur para turneut se ky do të ishte Botërori i tij i fundit. Pas eliminimit, ai nuk konfirmoi nëse do t'i japë fund edhe aventurës me kombëtaren.

"Do të takohem me familjen dhe do t'i marr vendimet me qetësi," u shpreh ylli portugez, duke lënë të hapur mundësinë që historia e tij me fanellën e Portugalisë të mos ketë marrë ende fund.

Të fundit