Flash News

E-TJERA

"Protesta jehoi në mediat e botës”, aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë, po dëgjojnë zërin tonë

"Protesta jehoi në mediat e botës”, aktivistja: SHBA dhe BE

Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijoi edhe këtë mbrëmje, duke hyrë në ditën e saj të 36-të radhazi.

Në nisje të tubimit, një prej aktivisteve u ndal te pjesëmarrja e diasporës, duke e cilësuar protestën e një dite më parë si një nga më të mëdhatë e zhvilluara deri më tani. Sipas saj, tubimi pati jehonë edhe në mediat ndërkombëtare dhe u shoqërua me reagime në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

"Gjatë këtyre ditëve kemi parë bashkimin e diasporës me qytetarët në Shqipëri. Protesta e djeshme tregoi se zëri ynë ka kaluar kufijtë e vendit dhe është dëgjuar edhe në arenën ndërkombëtare. Shqiptarët, kudo që ndodhen, do të qëndrojnë së bashku deri në realizimin e ndryshimit që kërkojnë", u shpreh aktivistja gjatë fjalës së saj.

Të fundit