Flash News

Kosova

Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet të gjejnë konsensus

Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve t’i ndëshkojnë me votë nëse nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Joseph tha se përgjegjësinë më të madhe e mban kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të shumicës që ka në Kuvend, por theksoi se përgjegjësia nuk është vetëm e tij.

Sipas profesorit amerikan, bllokimi aktual nuk cenon stabilitetin e Kosovës, të cilën ai e cilëson një shtet dhe demokraci të qëndrueshme, por përbën një goditje për zhvillimin demokratik të vendit.

Joseph u ndal edhe te marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar pezullimin e dialogut strategjik si një zhvillim negativ dhe duke vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka humbur mundësinë për të fituar besimin e komunitetit serb.

Duke komentuar procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë, ai tha se nuk ka informacion mbi ecurinë e gjykimit, por shprehu shqetësimin se mund të ekzistojë një prirje për të dhënë të paktën një vendim dënues, për shkak të kohëzgjatjes dhe kostos së lartë të procesit.

Të fundit