Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që i dhunuan

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që, sipas tij, kanë urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj tyre gjatë protestave të fundit.

Duke folur në bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ka akuzuar qeverinë dhe drejtues të saj për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve. 

Berisha ka hedhur poshtë pretendimet për dhunë nga ana e protestuesve ndaj policisë, duke i cilësuar disa prej tyre si të ekzagjeruara ose të pavërteta, dhe ka akuzuar autoritetet për, siç u shpreh ai, përpjekje për të fabrikuar akuza ndaj tyre.

Berisha: Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë.
Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur.
Me gaz lotsjellës të skaduar.
Me spraj speci të përdorur për arinjtë.
Me topa uji.
Me shqelma në kokë.
Me gurë.
Me të gjitha mjetet, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve.
Dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive.
Në të gjithë botën, politikanët janë gjuajtur me vezë, me miell, etj.
Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe.
Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë.
Në një akt kriminal, u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake.
Jam interesuar atë ditë gjatë gjithë kohës me mjekë dhe me mundësi të tjera, absolutisht të gjithë policët që janë dërguar aty, përveç njërit që ka shkuar në QSUT për një problem tjetër, jo për goditje, të tjerët kanë qenë të gjithë vetëm e vetëm për të akuzuar protestuesit se kanë ushtruar dhunë me gjëra qesharake krejtësisht të parëndësishme.
Aq e vërtetë kjo, saqë u arrit të kapet edhe dëshmitari i rremë, i cili nga shtrati i spitalit u gjet duke shkelmuar protestuesit pasi luajti rolin e të plagosurit.
Sot ata dalin para gjyqit.
Unë kërkoj në emër të PD, lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Të fundit